8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjendet një trup i pajetë në Vjosë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Më të lexuarat

Policia e Fierit nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka bërë me dije se në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një turp i një personi seksi mashkull.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me veshjen që ai ka pasur si dhe shenjat që ai ka në trup për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhins vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit