13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjendet në bregun e Durrësit një balenë 300 kg

Më të lexuarat

Ishte e ngordhur. Specialistët: Rrymat detare e kanë shtyrë drejt Mesdheut.

Një gjitar i paspecifikuar ka dalë në bregdetin e Durrësit, në gjendje tejet të dekompozuar. Nisur nga karakteristikat, specialistët flasin se kemi të bëjmë me një balenë. Ajo ka përfunduar për shkak të rrymave të forta detare në breg të detit në sektorin “Apolonia”. Besohet se gjitari ka përfunduar aty nga fortunali që ka pasur në det të hapur këto ditë.

Kanë qenë disa peshkatarë vendës, të cilët gjatë patrullimit në bregdet kanë parë peshkun gjigant dhe në momentin e konstatimit ai ishte i ngordhur. Sipas të dhënave, balena është e gjatë 5 metra dhe peshon mbi 300 kilogramë. Nga konstatimet e para thuhet se balena nuk ka dëmtime në trup. Dyshohet se balena ka ngordhur ditë më parë, nisur nga dekompozimi i trupit, ndërsa në breg të detit mendohet ta kenë sjellë dallgët e forta të detit.

Nuk dihet ende se e cilit lloji është specia, por peshkatarët shprehen se kemi të bëjmë me një balenë. Mendohet se specia mund të jetë shumë e madhe në moshë dhe mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të ndryshme, transmeton Panorama. Eduart Shëmilli, i cili e njeh mirë detin, shprehet se kjo është një ngjarje e pazakontë për brigjet e Durrësit. Sipas tij, specia mund të ketë qenë në ditët e fundit të jetës dhe duke mos pasur forcë për të ndjekur turmën, ka marrë tjetër rrugë duke u futur në ujërat e detit. “Nuk mund ta përcaktojë dot se cilës familje i përket ky gjitar, pasi është tej mase i dekompozuar. Por, duke parë trupin, mendoj se specia ka ngordhur rreth dy muaj më parë”, është shprehur Shëmilli.

Sipas specialistit, mendohet që balena të ketë ardhur nga ujërat oqeanike drejt Mesdheut, duke u bllokuar në mes të Adriatikut. Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të Plazhit, Alfred Dhuli, tha se me specien e rrallë do të merren ditën e djeshme, pasi të kontaktohet me institutin e peshkimit, të cilët mund të kenë interes shkencor për ekzaminimin e kësaj kafshe detare të veçantë, por edhe specialistë të mjedisit. Sipas Dhulit, frika se mos gjitari detar ka ngordhur nga ndonjë sëmundje, si dhe lëshimi i ndonjë bakteri infektues në det, e bën të domosdoshëm praninë e specialistëve të mjedisit, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë largimit nga bregu të kafshës detare të ngordhur dhe për ta studiuar atë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit