12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjendet i vdekur një polic serb në Graçanicë

Më të lexuarat

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës i etnitetit serb me inicialet S.T, është gjetur i vrarë të hënën rreth orës 9:00 në Stacionin Policor të Graçanicës. Dyshimet e policisë janë për vetëvrasje, mirëpo rasti fillimisht është regjistruar si vdekje e dyshimtë.
Arbër Beka, nga Policia e Kosovës, i ka thënë Kosovapress-it se të hënën rreth orës 9:00 stafi policor në stacionin policor të Graçanicës ka dëgjuar një të shtënë me armë zjarri dhe kanë gjetur një polic të shtrirë, të plagosur me armë zjarri, të cilin e kanë dërguar në spitalin e Prishtinës ku mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Ai ka thënë se janë zhvilluar të gjitha procedurat hetimore dhe njësiti adekuat ka dalë në vend të ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për procesin e autopsisë. Dyshimet e para të policisë janë për vetëvrasje. Sido që të jetë, fillimisht është regjistruar rasti si vdekje e dyshimtë derisa të përfundojnë procedurat e tjera dhe autopsia”, ka thënë Beka.

Polici i vrarë është 36-vjeçar nga një fshat i Graçanicës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit