9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjendet e mbytur në përrua një 80-vjeçare

Më të lexuarat

Një grua është gjetur e mbytur në një përrua, mëngjesin e së hënës. Viktima është Kadrie Hasa, 80 vjeç nga fshati Karinë i Peqinit. Trupi i 80-vjeçares është gjetur në vendin e quajtur përroi i Rashkës.
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Mësohet se gruaja e moshuar vuante prej 4 vitesh nga një sëmundje mendore. Ndërkohë që prej disa ditësh ajo ishte larguar nga banesa, raporton Noa.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se vdekja e 80-vjeçares ka qenë aksidentale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit