6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjenden trupa të pajetë të migrantëve në Turqi

Më të lexuarat

Zyrtarët e Turqisë thonë se trupat e pajetë të së paku 16 migrantëve janë gjetur sot në dy lokacione në bregdetin e Egjeut, pasi anijet e tyre ishin fundosur gjatë përpjekjes për të arritur në ishullin grek, Lesbos.

Agjencia e lajmeve Dogan ka raportuar se 7 trupa të pajetë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë gjetur në bregdetetin Dikili, ndërsa më herët, mëtutje në pjesën veriore, në bredgetin e pushimores Ajvalik, ishin gjetur 9 kufoma.

Raportohet se në të dy incidentet tragjike, migrantët e kishin humbur jetën, pasi anijet e tyre të gomës ishin përmbysur në ujërat e rrëmbyeshëm të detit.

Rojet bregdetare të Turqisë gjatë kërkimeve të tyre i kishin shpëtuar tetë migrantë.

Gjatë vitit 2015, afro 850 mijë migrantë kanë kaluar nga Turqia për në Greqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit