8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjatë 1999 Franca pro-serbe trajnonte Thaçin dhe mbështeste Serbinë

Më të lexuarat

Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, ka publikuar librin “Lufta e ‘drejtë’ për një shtet mafioz. Ai dha një intervistë për mediet në Serbi rreth përmbajtjes së këtij libri.
“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij, transmeton Express.

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean.

Në librin e tij ai përmend edhe dallimet mes francezëve dhe anglo-saksonëve në luftën e Kosovës. Ai thotë se francezët dhe britanikët për këtë edhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë mes vete. Kjo sipas tij ka ndodhur se këto dy palë kanë pasur konflikt në interpretimin dhe implementimin e Rezolutës 1244.

“Në interpretimin anglo-sakson, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje, dhe mund të falej. Por, krejt kritere tjera u përdorën për serbët. Pra, anglo-saksonët, u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët”

“Koloneli Logar, komandant i forcave speciale franceze, në atë kohë, u detyrua të kërcënojë se është i gatshëm të hap zjarr në forcat speciale britanike. Ju mund të imagjinoni, se ata ishin në prag të një incident shumë serioz “, thotë gazetari francez.

Kur flet për konfliktin mes KFOR-it francez dhe ushtarëve të UÇK-së, Pean thotë se ushtarët francez implementuan rrugën neutrale të Rezolutës 1244, gjë të cilën nuk e bënë të tjerët. Në Deçan ai thotë se u vranë 10 deri në 15 ushtarë të UÇK-së nga ana e forcave franceze, ndërsa në pjesët nuk vepronin ushtarët anglo-sakson nuk u vra asnjë.

“Pra, francezët implementuan në mënyrë të përpiktë Rezolutën 1244, ndërsa anglo-saksonët implementimin e rezolutës që nga fillimi e bënë në mënyrë të paragjykuar, në kontekst për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, e cila nuk thuhej me asnjë fjalë në Rezolutë”, thotë ai, transmeton Express.

Kur pyetet për politikën e shtetit të Francës në vitin 1999, Pean potencon se presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac tentoi deri në fund që të pengojë bombardimin e Jugosllavisë, por ai donte që të fuqizonte rolin e Francës në NATO, dhe me ngulje këmbë edhe më tutje, do të mund të ofendonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, sipas tij, ishte një shembull i mirë se si politika franceze u përkul ndaj asaj anglo-saksone, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit