15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjashtë shkaktarët që shpijnë në sulm të zemrës, alkooli, duhani…

Më të lexuarat

Një studim i shkencëtarëve së fundmi ka treguar se femrat kanë rrezik më të lartë për të pësuar sulm në tru, por ato kanë rrezik më të ulët për të pësuar sulm në zemër.

Megjithatë, cilët janë faktorët që ndikojnë të pësoni sulm në zemër?
Zgjedh planin e banesës që e ëndërron, në Linda Premium Residence

Epo, shkaktarët janë shumë të ndryshëm, duke filluar nga ankthi emocional e deri te kualiteti i dobët i ajrit, transmeton Telegrafi.
Ankthi emocional

Hulumtuesit kanadezë ka analizuar të dhënat e më shumë se 12,000 pacientëve që kishin pësuar sulm në zemër dhe kishin zbuluar se stresi apo ankthi emocional kanë qenë nxitës të sulmit të zemrës.

Stresi emocional ka aftësinë ta ndryshojë qarkullimin e gjakut dhe ta zvogëlojë furnizimin e gjakut në zemër, kësisoj pacientët sugjerohen t’i shmangnin rrethanat stresuese.

Kualiteti i dobët i ajrit

Studimi i më shumë se 16,000 pacientëve ka ekzaminuar pacientët që kishin vuajtur 3 lloje të sulmeve të zemrës. Si rezultat i kësaj, hulumtuesit kishin gjetur një lidhje mes kualitetit të keq të ajrit dhe llojit më të rrezikshëm të sulmit të zemrës.

Kjo ka nxitur që shkencëtarët të rekomandojnë të ndërmerrni masa për të mos thithur ajër të ndotur.

Divorci/Ndarja

Studimi i Institutit të Karolinës ka treguar se divorci është tejet i lidhur me një rrezik të lartë për të pësuar sulm në zemër.

Pacientët e shkurorëzuar kanë 18% rrezik më të lartë për të pësuar sulm në zemër sesa ata që janë të martuar.

Zemërimi

Rreziku për të pësuar sulm në zemër është 8.5 fish më i lartë dy orë pas një nervoze ekstreme.

Pra, fjalosjet me anëtarët e familjes dhe me njerëzit tjerë, pengesat në vend të punës, etj., janë të gjithë faktorë rreziku.

Ankthi dhe zemërimi janë të lidhura ngushtë me një rritje të të rrahurave të zemrës së personave, të shtypjes arteriale, etj., – e të gjitha këto shpijnë në sulm të zemrës.

Konsumimi i alkoolit

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit e rritë rrezikun e sulmeve të zemrës.

Shkencëtarët tregojnë se konsumimi i alkoolit mund ta dyfishojë rrezikun e sulmit të zemrës, prandaj është më mirë të hiqni dorë nga shprehitë e këqija dhe të keni një stil të shëndetshëm të jetesës.

Pagjumësia

Rezultatet e një studimi të kryer nga norvegjezët kanë treguar se rreziku i sulmit të zemrës kur keni probleme me pagjumësi është 45% më i lartë sesa kur flini mirë.

Personat që duan të flenë më shpejt duhet të pinë çaja bimorë, siç është ai kamomili, valerani, etj.

Pirja e duhanit

Kjo veçse është ditur gjithmonë: pirja e duhanit lidhet ngushtë me një rrezik të lartë të të pësuarit sulm në zemër.

Në përgjithësi, analizat e shkencëtarëve kanë treguar se duhanpirësit janë trefish më të prirë të kenë sulm në zemër sesa ata që nuk kanë tymosur asnjëherë.

Duhanpirësit gjithashtu janë më të rrezikuar nga shtypja e lartë e gjakut, kolesterina e lartë, diabeti, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit