Gjashtë organet e trupit pa të cilat mund të jetojmë

0
1321

Trupi i njeriut është tejet interesant. Kur e dhuroni një njësi gjak, ju i humbni rreth 3.5 trilionë qeliza të kuqe të gjakut, por trupi shumë shpejt i zëvendëson ato.

Në fakt, mund të humbni edhe copa të mëdha të organeve vitale dhe ende të jetoni.

P.sh., njerëzit mund të bëjnë jetë thuajse normale vetëm me gjysmën e trurit. Ka organe tjera të cilat mund të hiqen krejtësisht dhe nuk do të shkaktojnë shumë ndikim në jetën tuaj.

Shpretka
Ky organ gjendet në pjesën e majtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Shumicën e rasteve ky organ hiqet si rezultat i ndonjë lëndimi.

Brenda shpretkës vërehen dy ngjyra. Një ngjyrë e errët e kuqe dhe një e bardhë. Ngjyra e kuqe përfshihen në riciklimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërkaq e bardha në qelizat e bardha të gjakut dhe të trombociteve.

Ju mund të bëni jetë komode edhe pa këtë organ, kjo pasi që mëlçia i riciklon qelizat e kuqe të gjakut dhe përbërësit e tyre.

Lukthi
Lukthi i kryen katër funksione kryesore: tretjen mekanike; tretjen kimikale; absorbimin dhe sekrecionin.

Lukthi ndonjëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjike si rezultat i kancerit apo traumës.

Kur hiqet lukthi, kirurgët e lidhin ezofagun direkt me zorrët e vogla. Me një rikuperim të mirë, personat mund të hanë dietë normale suplemente vitaminash.

Organet riprodhuese
Organet primare riprodhuese te meshkujt dhe femrat janë testikujt dhe vezoret.

Zakonisht këto mund të hiqen si rezultat i kancerit ose, te meshkujt, si pasojë e dhunës, sporteve apo aksidenteve rrugore. Te femrat mund të hiqet edhe mitra. Kjo procedurë (histerektomia) i ndalon gratë të kenë fëmijë.

Ndonëse te femrat nuk ka ndikim në jetëgjatësi heqja e vezoreve, te meshkujt, heqja e dy testikujve, mund të shpijë në disa vite shtesë të jetës.

Zorrën e trashë
Zorra e trashë është tub i gjatë rreth dy metra dhe i ka katër pjesë. Funksionet primare janë absorbimi i ujit dhe përgatitja e jashtëqitjes duke i shtypur bashkë. Prezenca e kancerit apo sëmundjeve tjera mund të rezultojë në nevojën për ta hequr një pjesë ose të gjithë zorrën e trashë.

Shumica e njerëzve rikuperohen shpejt pas një ndërhyrje të tillë, ndonëse vërejnë disa ndryshime. Për të ndihmuar në procesin e shërimit zakonisht sugjerohet një dietë me ushqime të buta.

Fshikëza e tëmthit
Fshikëza e tëmthit gjendet nën mëlçi në pjesën e epërme të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit rreth 70,000 persona e heqin këtë organ si pasojë e dukurive të ndryshme, por që shumë lehtë mund të jetohet pa të.

Veshkat
Shumica e njerëzve i kanë dy veshka, por mund të jetojnë vetëm me një – ose pa asnjë fare (me ndihmën e dializës). Roli i veshkave është filtrimi i gjakut për ta mirëmbajtur ujin dhe balancimin e elektroliteve.

Më e rëndësishmja, veshkat largojnë nga trupi jonë shumë gjëra të cilat nuk na nevojiten.

Sëmundjet e trashëguara, dëmet nga drogat dhe alkooli apo infeksionet e ndryshme shpeshherë janë arsye për ta hequr njërën veshkë apo edhe që të dyja. /telegrafi