7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjakmarrja: Burg përjetë në Gjermani për vrasësin e Xhoi Musajt

Më të lexuarat

Një gjykatë në Ulm të Gjermanisë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm personin e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Xhoi Musaj dy vjet më parë. Ngjarja tronditi Gjermaninë pasi trupi i 19-vjeçarit shqiptar u gjet në një liqen. Më vonë policia arrestoi një shqiptaro-gjerman si të dyshuar.

Tashmë për 47-vjeçarin janë gjetur prova që e fajësojnë për vrasjen e Xhoit. Prokuroria tha se krimi u krye për gjakmarrje. Gjithçka nisi në vitin 2000 në Elbasan, kur xhaxhai i Xhoit qëlloi mbi një person. Kjo ngjarje provokoi një seri krimesh për gjakmarrje.

Mësohet se shqiptaro-gjermani e kishte joshur Xhoi Musajn me një identitet të rremë. Më pas ai e qëlloi tetë herë me çekiç pas koke dhe trupin ia hodhi në liqen.

Kurse mbrojtja tha se klienti i tyre thjesht kishte bërë një shërbim për vrasësin e vërtetë- një ekzekutues profesionist me emrin ‘Don’. Por gjyqtari tha se kjo është e parëndësishme pasi të dy kanë vepruar me një qëllim të qartë: vrasjen.

Mamaja e Xhoit ishte larguar fillimisht në Greqi e më pas në Gjermani për të shpëtuar dy djemtë nga gjakmarrja, por nuk ia doli dot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit