20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gianni De Biasi: “Italiano? No, albanese”

Më të lexuarat

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, ka qënë në Kopenhagen për të parë nga afër gjithçka që ka të bëjë me akomodimin e ekipit për ndeshjen e 4 shtatorit kundër Danimarkës.

Misioni i De Biasit ishte për të parë vendin ku do të sistemohet në hotel skuadra dhe kushtet stërvitore të Kombëtares.

De Biasi zgjodhi restorantin italian “Pompei” në Kopenhagen për të ngrënë, por kur hyri brenda mbeti i befasuar. Surpriza është shumë e thjeshtë: të gjithë janë shqiptarë, nga pronari, kuzhinieri dhe kamerierët nga Tetova dhe Kosova.

Edhe në kryeqytetin danez shqiptarët nuk mund t’i ndahen teknikut të Kombëtares. Dhe në fakt, ashtu siç edhe ai erdhi si italian në Shqipëri dhe mori pasaportën shqiptare, edhe në Kopenhagen restoranti “Pompei” nisi si italian dhe tani është shqiptar.

Dhe siç e do zakoni mikpritës i shqiptarëve: Fisnik Ijaci, Gazi Beadini, Shpendi Beadini dhe shefi i kuzhinës, Nexhat Tahiri nuk mund ta linin kurrsesi që Gianni De Biasi ta fuste dorën në xhep për të paguar në një restorant shqiptar, edhe pse ishte në Danimarkë.

“Nuk mund ta linim kurrë De Biasin të paguante, një trajner që na ka bërë krenarë për atë që po bën për Kombëtaren dhe Shqipërinë, për më tepër që ai tani është dhe shqiptar”, ka thënë për Sportal.al shef Tahiri.

“De Biasi ishte një njeri shumë popullor, tepër i qeshur dhe shumë i afruar. E shijoi shumë kuzhinën tonë”, shtoi ai. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit