8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gerrard: Salah momentalisht futbollisti më i mirë në planet

Më të lexuarat

LONDËR (AA) – Mohamed Salah ka qenë i shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, në të cilën Liverpool fitoi Romën me rezultat 5:2, me ç’rast futbollisti egjiptian gjeti veten në qendër të opinionitt futbollistik botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Salah shënoi dy gola dhe asistoi dy herë, duke i avancuar “të kuqtë” një hap para plasimit në finalen e garës më të fortë kontinentale.

“Mohamed Salah është vështirë ta krahasosh me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon, sepse ata janë të shkëlqyeshëm me vite. Megjithatë, Salah luan në formën jetësore dhe pa dyshimin më të vogël është futbollisti më i mirë në planet momentalisht”, tha Steven Gerrard, kapiteni i dikurshëm i Liverpoolit, në një program televiziv.

Salah në 47 ndeshje për klubin anglez në këtë sezon ka shënuar 43 gola dhe 15 asistime, që është rezultati më i mirë i ndonjë futbollisti të Liverpoolit. Këtë sezon të Ligës së Kampionëve deri më tani ka shënuar dhjetë gola.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit