11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Georgievski: Po bie numri i maqedonasve, katastrofë demografike

Më të lexuarat

Lideri i VMRO-Partia Popullore dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski deklaroi se popullata maqedonase po përballet me katastrofë demografike.

“Qeveria ka shtyer regjistrimin e popullsisë jo për shkak të shqiptarëve, por për shkak të maqedonasve, për shkak se u përballëm me fotografinë reale të katastrofës demografike. Viteve të fundit për çdo vit kemi rënie prej 6 për qind të lindjeve të reja. Për çdo vit po zvogëlohet numri i nxënësve fillorist prej 1.000 deri në 2.000. Në vitin 2000, nxënës maqedonas që janë regjistruar në klasën e parë kanë qenë 31 mijë, ndërsa vitin e kaluar 19 mijë. Prej vitit të kaluar e deri në këtë shtator në Manastir ka rënie të filloristëve prej 15 për qind”, ka deklaruar Georgievski në tribunën e organizuar mbrëmë nga koalicioni i ri opozitar “Për Maqedoninë demokratike” të mbajtur në Manastir.

Lidhur me zhvillimet politike në vend, Georgievski ka akuzuar qeverisjen aktuale për diktaturë dhe mungesë demokracie. “A nuk është turp që të konstatojmë se më shumë demokraci, hapësirë informimi dhe debate ka pasur në vitet e fundit të komunizmit në ish-Jugosllavi, se sa gjatë katër viteve të fundit në Maqedoni nën udhëheqjen e Gruevskit”, deklaroi Georgievski.

Sipas tij, tashmë po përjetojmë një realitet me të burgosur politik, kanale televizive që janë makineri propaganduese e pushtetit, politikë ndëshkimi, etj. (INA/KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit