14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

George Ivanov prezantohet në OKB si president i ish – Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Më të lexuarat

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, dje ka marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që është mbajtur në Neë York.

Ai ka mbajtur fjalim para presidentëve të vendeve anëtare të OKB-së, por ajo që është vërejtur nga disa media është prezantimi i tij.
Ivanov para se të merr fjalën nga kryesuesi i mbledhjes është prezantuar si presidenti i ish-Republikës së Maqedonisë dhe jo i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ose FYROM (IRJM) referencë me të cilën Maqedonia njihet ndërkombëtarisht.

Gjorge Ivanov për këtë gabim të zyrtarëve të OKB-së nuk ka reaguar, ndërsa në fjalimin e tij ai foli edhe për referendumin e 30 shtatorit dhe marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës nuk duhet të merret si alibi për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se ai nuk do të votojë në referendum.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit