7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“GENOCIDI ARMEN, FRANCA SHQYRTON SËRISH LIGJIN”

Më të lexuarat

Franca ka në plan të votojë një projekt-ligj të ri që do të kriminalizonte mohimin se vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë në vitet 1915-16 ishin akte gjenocidi.

Lajmi u bë i ditur nga një grup lobues armen.

Presidenti francez, Fransua Holland tha më 7 korrik, se do të mbështesë një përpjekje tjetër për të kaluar një ligj të tillë.

Një projekt-ligj i ngjashëm u miratua në Asamblenë Kombëtare në dhjetor të 2011-ës, por gjykata kushtetuese e vendit e hodhi poshtë atë, pasi sipas saj, paraqiste shkelje të lirisë së fjalës.

Debati në Francë ka zemëruar Ankaranë, e cila pat pezulluar bashkëpunimin politik dhe ushtarak në shenjë hakmarrje për kalimin e projektligjit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit