11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gazetarja Muslimane tregon sulmet Islamofobike që ajo duhet të përballet me to

Më të lexuarat

Me paralajmërime se Islamofobia po rritet muajt e fundit, Muslimanët anë e kënd botës janë bërë objekt i sulmeve të tmerrshme raciste si online po edhe në rrugë e forma të ndryshme.

Viktima e fundit? Gazetarja Muslimane Noor Tagouri ka qenë ajo që është sulmuar kohëve të fundit.

Këtë të Diele, Tagouri vendosi ti shpërndaj në rrjetet sociale sulmet që të prekin në zemër, me një racizëm të madh që ajo duhet të përballet çdo ditë.

Në Facebook ajo postoi se kur ishte në aeroplan, një pasagjer ka fishkëlluar duke i thënë “vrite vetën tënde” derisa ajo kaloi nga ai për tek ulësja e saj.

Por pas atij postimi erdhën qindra reagime në rrjetet sociale. Të shumët ishin ata që e përkrahën, por një koment ishte më superiori: ” Nëse një arab do të kishte thënë “vrite vetveten” ndonjë Amerikani të bardh gjatë fluturimit….kjo situatë do të shkonte krejt ndryshe.”

Kjo nuk është hera e parë e këtyre lloj sulmeve që shpërndahen në rrjetet sociale. Shumë tallje e ofendime duke sulmuar verbalisht Muslimanët në Publik ndodhin, sulmet Islamofobike janë në rritje e sipër.
Edhe raportet e ndryshme kanë treguar për një rritje enorme të sulmeve ndaj Muslimanëve. Në vitin 2015 në SHBA ishin 34 grupe me urrejtje Anti-Muslimane, ky numër u rrit në 2016 në 101 grupe, me një rritje prej 197% – rritja më e madhe e grupeve që kanë urrejtje./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit