Gazetarja ekstremiste, Arbana Xharra manipulon opinionin kundër Turqisë me fotografitë të rreme (Foto)

0
200

Përmes një postimi në faqen e saj në facebook, gazetarja ekstremiste Arbana Xharra e cila tashmë publikisht njihet si islamofobe ka shkruar për operacionin anti-terror “Burimi i Paqes” e cila po realizohet nga Forcat Turke në Veri të Sirisë, ajo ne këtë postim ka përdorur disa foto te rreme duke pretenduar se ato janë shkrepur nga ky operacion, shkruan Gazeta e Re.

Fotoja e parë ku janë të përfshira disa gra të tërbuar qe vrapojnë bashkë me foshnjat e tyre është shkrepur më 15 Maj të vitit 2018 gjatë ofensivës izraelite në Bregun e Pushtuar te Palestinës, ndërsa fotoja e dytë të një fëmijë nga data 11 Nëntor 2018 është nga Siria gjatë bombardimeve të regjimit Bashar Al-Asad.

Në lidhje me postimin e Xharrës pati edhe reagime të shumta, ku përdoruesit demantuan atë duke postuar origjinalen e fotove.

Ndryshe, përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK në rrjetet sociale këto ditë po vazhdojnë manipulimet dhe dezinformimet me fotografi dhe video që janë incizuar në ngjarjet dhe kohët e ndryshme, pasi operacioni vazhdon të përparojë.

Ndryshe, më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.