3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gazetari shqiptar, fyen Islamin, Mekkën dhe Medinen

Më të lexuarat

Gazetari kontrovers, Kastriot Myftaraj, i njohur për artikujt e tij ant-islamë, ka propozuar që të hidhen bomba atomike në Medinë e Mekë, për ta zgjidhur “problemin e botës me Islamin”.

Media të ndryshme kanë postuar një shkrim të tij, në cilin qartë shihet se ai ushqen një urrejtje të madhe ndaj islamit dhe muslimanëve. Ai, në shkrimin në fjalë nxitë edhe urrejtje të pakrahasuar.

Ai, ndër të tjera, thotë: “Problemi i botës me Islamin zgjidhet duke u bërë Meka “Hiroshima” dhe Medina “Nagasaki”.

Ai më poshtë mundohet ta shpjegojë edhe arsyen e një qëndrimi të tillë, duke thënë:

“Në thelb, problemi që ka bota sot me terrorizmin islamik është i njëjtë me problemin që kishte SHBA me militarizmin japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore. Atëherë, japonezët kishin bindjen se Perandori ishte Arahitogami, domethënë hyjni i mishëruar si njeri. Ky status hyjnor i tij ishte sanksionuar edhe në Kushtetutën e Japonisë. Hedhja e bombave atomike nga amerikanët në dy qytetet japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, kishte si qëllim të shkatërronte besimin e japonezëve në statusin hyjnor të sundimtarit të Japonisë. Nëse perandori ishte hyjni, atëherë supozohej që ai të kishte fuqi për të mos lejuar që këto armë të tmerrshme të qëllonin territorin japonez. Kur kjo ndodhi, u humb besimi i publikut se perandori ishte hyjni. E njëjta gjë vlen edhe për terrorizmin islamik. Terroristët frymëzohen nga libri bazë i fesë islame, Kurani, çdo fjalë e të cilit supozohet të jetë kumtuar nga Zoti (Allah), nëpërmjet kumtuesit Muhamed, për këtë i quajtur profet. Nga ana tjetër pretendohet se ekstremistët islamikë e keqinterpretojnë këtë libër, për ta përdorur atë për nxitjen e luftës. Si shembull për këtë sillen fjali të librit ku Allahu bën thirrje për bashkëjetesë paqësore me njerëzit e feve të tjera. Por qëllimisht harrohet konteksti në të cilin thuhet kjo gjë dhe që është ai i nënshtrimit të jomuslimanëve ndaj muslimanëve. Pasi të nënshtrohen, jomuslimanët mund të trajtohen me zemërgjerësi, duke paguar edhe taksën përkatëse për mbrojtjen që iu bëhet, domethënë të paguajnë tribut për të jetuar…“

Ne shpresojmë që populli ynë të mos i marre serioze këto „thënçka“ të një gazetari rakixhi, që kur shkruan, nuk di se çfarë shkruan, por edhe se organet tona fetare dhe shtetërore do të marrin ndonjë masë për të disiplinuar punën e njërëzve me qëllime të errëta, përçarëse dhe dilitante.

(Islampress)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit