12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gazetari serb tregon çka do të thotë Ujmani për Kosovën, e çka për Serbinë

Më të lexuarat

Pa liqenin e Ujmanit, Kosova nuk do të kishte as ujë e as rrymë. Kështu thotë gazetari serb, Petar Gajiq, i cili në 10 vitet e fundit ka përcjellë zhvillimet në veriun e Kosovës.

Gazetari serb shpjegon në detaje funksionimin e Ujmanit, e sipas tij, kompania e themeluar nga qeveria serbe do duhej të merrte udhëheqjen e hidrocentralit të Ujmanit.

Ai thotë se krejt këto janë të përfshira në marrëveshjen ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me energjetikën, e që sipas tij, në marrëveshje disa gjëra janë të kushtëzuara.

Në këtë dokument, vend kyç do të ketë Hidrocentrali dhe liqeni i Ujmanit.

Gazetari serb, Petar Gajiq, në një intervistë për TV ‘Prva’, thotë se liqeni ndodhet në veriun e skajshëm dhe pjesa më e madhe e ujit ndodhet në territorin e Serbisë qendrore. Mirëpo nga aty Ibri rrjedhë në jug pastaj në lindje dhe përmes kanalit Ibër Lepenc shkon në drejtim të Prishtinës, ku shërben për ftohjen e Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, të cilat furnizojnë mbarë Kosovën me rrymë dhe puna e tyre është e paqëndrueshme pa këtë ujë të Ujmanit…”

“Kosova pa këtë liqen nuk do të kishte ujin, por as rrymën pasi që Prishtina është qytet me më shumë se 500 mijë banorë, ndërsa nuk ka lumë… Ata kanë një fabrikë moderne të ujit të pijshëm, e cila është hapur vitin e kaluar, mirëpo lënda e parë për këtë fabrikë në një pjesë, sidomos gjatë muajve të verës duhet të vijë nga liqeni i Ujmanit. Burime tjera në Kosovë, thjeshtë nuk ekzistojnë, ekzistojnë në Dukagjin, në jug të Prishtinës, mirëpo kanali, i cili është ndërtuar qysh në kohën e RSFJ-së pothuajse është vendimtar…”, thotë ai.

“Çështja e energjetikës është zgjidhur në mënyrë shumë elegante dhe logjike. Ekzistojnë disa veprime të cilat duhet tërhequr si njëra ashtu edhe pala tjetër, mirëpo nuk kanë tërhequr akoma këto veprime as Beogradi dhe as Prishtina… Duke ditur se çka do të ndodhë me këtë marrëveshje, Qeveria e Serbisë ka marr vendim dhe është krijuar kompania ‘Elektrosever’ në Zubin Potok. Dhe kjo kompani me këtë marrëveshje ishte dashur ta marr udhëheqjen e Hidrocentralit të Ujmanit, ndërsa sipas ligjeve të Kosovës qeverisjet lokale mund të jenë pronarë të institucioneve publike, dhe këtu s’kemi asgjë kontestuese. Mirëpo në vetë marrëveshjen, gjërat janë të kushtëzuara, d.m.th. EPS (Elektroekonomia e Serbisë) do të merrte licencën për furnizim me rrymë në mbarë Kosovën, ndërsa rrjeti ynë elektrik do të duhej të lejojë elektro-rrjetin e Kosovës të bëhet anëtar i Asociacionit të operatorit për distribuimin e rrymës. Dhe këtu gjërat kanë ngecur…”

“Palët sikur akuzojnë njëra tjetrën për këtë ngecje, në fakt BE-ja nuk ka ushtruar trysni që kjo marrëveshje të realizohet deri në fund”, thotë Gajiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit