5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gazetari Mefail Ismaili i përgjigjet Arbana Xharrës: Unë shqiptari “Mongol”

Më të lexuarat

Unë shqiptari “Mongol”

Unë, shqiptari i Maqedonisë, që i përkas besimit mysliman, ose Unë “mongoli” siç po më quan në Kosovë dikush që pretendonë se është shqiptare, por se çka është, unë nuk e di, e as nuk e paragjykoj, më vjen keq kur lexoj akuza të tilla. Por pse? Sepse pikërisht Unë, familja ime, fqinjët e mij, bashkëqytetarët e mij dhe të gjithë “Mongolët” e Maqedonisë, për më shumë se 4 muaj, në vitin ‘99 kemi mbajtur në shtëpitë tona, qindra mija bashkëkombësit tanë nga Kosova, por pa i pyetur nëse i përkasin besimit, mysliman, të krishterë, ortodokës e nëse vallë nuk besojnë hiç në Zot. Jo nuk i kemi pyetur! Sepse ne i pranuam si bashkëkombas, si shqiptatarë,asi vëllezër e si motra. Pse? Sepse e kishim obligim kombëtar, që ata t’i strehojmë nga gjenocidi që po u shkaktohej. Për këtë na obligon edhe feja jonë, që të mbrojmë vëllezërit tanë. Për këtë nuk jam bërë aspak pishman, jo vetëm unë, por besoj që askush nga shqiptarët e Maqedonisë që ka kontribuar në atë kohë në çfarëdo mënyre.
Me këtë nuk dua të lëndoj dhe të përfshij të gjithë kosovarët dhe ata që kanë qenë të strehuar në Maqedoni, sepse e di që ata nuk mendojnë se unë dhe bashkëvendasit e mij jemi “mongol”. Por këtë që po e them, ia kujtoj vetëm asaj që më quan të tillë.
Me të vërtet po habitem sot, pas 18 viteve, sepse prej një shqiptareje (siç e quan veten), qenkam shndërruar në “Mongol”, pse? Sepse i përkas një besimi fetar i cili për mendimin tim, është më i drejti dhe më i pastërti. Por në asnjë moment nuk i gjykoj dhe shaj besimet tjera, sepse sot çdokush ka të drejtë të besoj në atë që do vetë.
Unë mysliman nuk jam bërë sot, sepse mysliman unë dhe prindërit e mij, por edhe mbi 95 për qind e shqiptarëve në Maqedoni, kanë qënë edhe në vitin ’99, por edhe shumë më parë.
Ndërsa ata që sot, shkelin mbi bugën e dhënë dhe e kompensojnë me gurë, kush janë ata? Çfarë janë ata? Ndoshta nuk duhet të dyshojmë se janë prej Kosove, ndoshta, por po them ndoshta nuk duhet të themi se nuk janë edhe shqiptar. Por për mendimin tim, për ata që sot shiten se janë shqiptarë, me rëndësi është të parashtrohet pyetja, për kë punojnë ata, zjarrit të kujt i fryjnë?
Që është zjarr i përçarjes kombëtare të shqiptarëve kjo nuk ka dyshim! Por kujt i shkon për shtati përçarja e shqiptarëve, këtë jam i sigurt që e dinë çdo shqiptar.
Atëherë, pse duheshka një “shqiptare” e cila e quan veten “patriote” vetëm sepse nuk është myslimane, duhet pikërisht në këto momente t’i fryjë zjarrit të atyre që na duan të na shohin të përçarë në mes veti.
Pse duhet në këtë kohë kur shqiptarët e Maqedonisë janë në një kolaps të madh për shkak të politikës së padrejtë dhe përfaqësimit jo adekuat nga pushtetarët shqiptarë, duhet të quhen “Mongol“, pse?
Këtë më së miri mund ta dijë vetëm ajo vetë.
Por, ky fjalor ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga një kosovare, më duket shumë i njëjtë me fjalorin e Jankullovskës, Mijallkovit dhe bashkideologëve të tyre! A thua vallë është e rastësishme?
Më fal që nuk mund të bie në nivelin tënd dhe të shaj dhe ofendoj bashkëkombasit e mij që u përkasin besimeve të tjera fetare! Por, të lutem, çdo mëngjes, para se të shkruash diçka dhe të flasësh, shihu në pasqyrë, sepse edhe shumica e kosovarëve janë të besimit mysliman! E pse ata nuk reagojnë ndaj teje? ndoshta sepse e dënë më mirë kush je t’i dhe pse i fryn këtij zjarri me të cilin do të djegësh veten!

Mefail Ismaili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit