Gazetarët zvicerian kanë frikë te dëgjojnë verzionin e imamit Feim Dragusha

0
348

Pas vendimit të lëshuar nga Gjykata Federale e Zvicres (Bundesgerichtsentscheid) dhe publikimit te shumë artikujve se Imami duhet te lëshoj Zvicren me arsyetim se ka dhunuar ish-gruan e tij, akuza te cilat nuk kanë të bëjnë aspak me te vërtetën dhe si rrjedhojë shumë gazeta, si ajo Tagblatt, Blick, Albinfo, asnjeri prej tyre në aspektin ligjor nuk i lejohet te publikoj akuza te cilat ende nuk janë verifikuar nga organet kompetente, por është marrë një vendim i njëanshëm duke i besuar vetëm palës se ish-gruas (glaubwürdigeren) dhe detyrimisht ata do të paditen për publikim te akuzave dhe fotografive te Imamit ose vendit te punës.

Sot, me datë 16 tetor 2019, kur është dasht që unë te prononcohem pran mediumit Tagblatt, gazetari Sandro Büchler deklarohet se ata nuk deshirojnë te publikojnë asnjë verzion te Imamit Mr. Feim Dragusha. Arsyet janë te shumta sepse këtu ka dorë shteti, prandaj edhe kanë frigë që te intervistojnë Imamin Dragusha.

Mesazhi i Sandro Büchler citon;

“Wir haben uns heute im Team besprochen und kamen zum Schluss, dass wir vorerst keinen Bericht in die Wege leiten wollen“.

Ky është njëri nga mesazhet e gazetarit Sandro Büchler i cili mundohet t’i ik përgjegjësisë se tij edhe për faktin se ditën kur u publikua artikulli ai dërgoi këtë mesazh;

“Lieber Feim, soeben habe ich mit grosser Bestürzung vom Bundesgerichtsurteil gegen dich gelesen und dass du offenbar die Schweiz verlassen musst. Ich habe dich als ungemein herzliche Person erlebt. Darf ich oder Raphael, der bei der Reportage mit dabei war, allenfalls mir sprechen? Ich kann mir vorstellen, dass dies ein sehr schwerer Tag für dich ist, würde es aber überaus schätzen, wenn ein Gespräch möglich wäre. Herzliche Grüsse, Sandro“

Nuk po flas për ndonjë vend te Afrikës, por po tregoj për Zvicren, një shtet demokratik, në të cilin kur është në pyetje islami, atëherë flitet me një gjuhë te urrejtjes, të cilën gjë e kam potencuar që nga ardhja ime në CH.

Gazeta Albinfo.ch, gjithashtu nuk e ka kontaktuar fare imamin për të marr një prononcim nga ai, për faktin se në vitin 2016 këtë portal e kam kritikuar për shumë gjëra, dhe nga viti 2016 e deri me sot në xhaminë “Xheneti“ ku shërben Imami Dragusha, janë organizuar aktivitete jashtëzakonisht te rëndësishme me karakter fetar dhe kombëtar dhe aty kanë marrë pjesë figura te ndryshme, por ky portal asnjëherë nuk ka raportuar për këto aktivitete. Këta i janë gezuar aq shumë lajmit dhe menjëherë kanë publikuar në portalin e tyre, duke mos kontaktuar fare me Imamin Dragusha, prandaj gjesti i tyre edhe me shumë e vënë në pikëpyetje se kujt i shërbejnë gazetarët e portalit Albinfo.ch

Deri me tani asnjë medium nuk ka kontaktuar me Imamin Feim Dragusha dhe kjo jep te kuptoj edhe nga kontakte te afërta qe imami posedon me disa gazetar zvicerian se urdheri është nga lart, prandaj edhe frigohen që te intervistojnë dhe te del një verzion i cili bie ndesh me vendimin e Gjykatës Federale.

Sido që të jetë, duke parë se Zvicra shpesh herë është kritikuar dhe akuzuar për raste kur në pyetje ishte Islami ose muslimanët, unë nga sot do filloj që te dergoj ankesën time dhe se bashku me avokatë te tjerë, të cilët kanë shprehur deshirën e tyre për t’me mbrojtur mua dhe familjen time, do t’i drejtohemi Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në STRASBURG.

Në këtë Gjykatë do të ankohem për të gjitha padrejtesitë që ka bërë shteti, si KESB, Kreisgericht dhe Bundesgericht.

Nuk ka dyshim se të gjitha këto procedura do të kushtojnë shumë shtrejt, por edhe përkrahja e vëllezërve dhe motrave në Zvicër nuk do të mungoj, prandaj publikisht i bëj thirrje të gjithve që t’me përkrahin dhe e vërteta te dal në shesh. Dua ta mbroj dinjitetin tim dhe dinjitetin e familjes sime.

Nëse duhet ta leshoj zvicren, këtë e bëjë me gjithë deshirë, por asnjëherë nuk pranoj që ta leshoj zvicren si përdhunues ose njeri që kam ushtruar dhunë ndaj ish-gruas.

Për fund, dua te ndaj me gjithë ju se nuk është e rastesishme që ky vendim vie pak ditë para zgjedhjeve që do mbahen në Zvicer.

Ju përshendes
Mr. Feim Dragusha