9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gazetarët sot në protestë kundër ligjit të censurës të përgatitur nga qeveria

Më të lexuarat

Gazetarët do të protestojnë gjatë ditës së sotme përpara parlamentit shqiptar kundër ligjit të censurës që qeveria do të kalojë sot në kuvend.

Protesta zhvillohet në orën 9.30 para kuvendit.

Ndërkohë që Parlamenti pritet të miratojë sot paketën anti-shpifje, gazetarët kanë paralajmëruar protestë.

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

Organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Gazetarët i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit