6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gazetarët iranianë: Na falni, kemi gënjyer për 13 vjet

Më të lexuarat

Tre gazetare kanë lënë televizionin Iranian pas raportimeve në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas në Terhan. Gazetarja iraniane Gelare Jabbari zgjodhi Instagramin si formë komunikimi për të thënë: “Më falni, kam gënjyer për 13 vjet”.

Ndërsa Zahra Khatami së pari falënderoi publikun që e ka mbështetur dhe më pas ka dhënë lamtumirën: “Unë kurrë nuk do të kthehem në televizion. Më falni!”

Kolegia e saj nga televizioni publik iranian Irib, Saba Rad, deklaroi të njëjtën gjë: “Faleminderit për përkrahjen në gjithë këto vite karrierë. Lajmëroj se pas 21 vitesh duke punuar në radio dhe televizion nuk mund të vazhdoj të punoj në media”.

Pas ngjarjes së rëndë të rrëzimit të avionit ukrainas, përgjegjësia e të cilit fillimisht u mohua nga regjimi i Teheranit, në Iran duket se ka një lloj “krize të ndërgjegjes” në raportimin e lajmeve midis gazetarëve, shkruan The Guardian.

Një krizë – vijon – gazeta britanike, e cila ka çuar edhe disa nga agjensitë e lajmeve të konsideruara më pranë regjimit, të raportojnë për protestat në rrugë ose të paktën të fillojnë një mbulim të mundshëm të tyre.

Ndërkohë, Shoqata e gazetarëve iranianë me qendër në Teheran ka dhënë një deklaratë në të cilën nënvizon se si vendi po asiston në “funeralin e besimit publik” i cili po dëmton reputacionin e mediave zyrtare në Iran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit