7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gazeta më e madhe zvicerane: Pa Xhakën në lojë, Zvicra po ç’akordohet, kombëtarja pa koncept

Më të lexuarat

Zvicra ka humbur mundësinë të triumfojë kundër Danimarkës, ku në nëntë minutat e fundit pësuan tri gola dhe ndeshja përfundoi 3:3 në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.

Një fleksibilitet i madh taktik, një ndjenjë mbresëlënëse e stilistike, një skuadër e gjerë dhe e balancuar, me shumë besim dhe me Granit Xhakën, si lojtar kryesor. Kështu e përshkruan gazeta më e madhe zvicerane, Blick.ch paraqitjen e kombëtares së tyre në ndeshjen e mbrëmshme kundër danezëve.

Zëvendësimi i ashpër dhe plotësisht i gabuar i Xhakës, e cila gjë dërgoi në një fazë kaotike përfundimtare. Ekipi humbi balancën në mesfushë me largimin e shqiptar, e cila gjë solli një barazim të çmendur, e cila ndjehet si një shuplakë e dhimbshme në fytyrë për Zvicrën.

Ajo që mbetet është një paaftësi e caktuar. Deri në ç’masë mund të dështojmë në kësi epërsisë, mbetet për t’u parë.

Mungesa e Xherdan Shaqirit u kompensua me unitet dhe solidaritet. Angazhimi i lojtarëve të tjerë të skuadrës është mbresëlënëse.

Dhe Xhaka ka dëshmuar edhe një herë se është ora dhe kreu i lojës mbrojtëse dhe sulmuese. Megjithatë, ekipi nuk duhet të shpërbëhet pa të, nuk duhet të ndodhë. Jo një ekip që synon garat madhore ndërkombëtare.

Kujtojmë se mesfushori shqiptar ishte edhe realizator i golit të dytë të helvetikëve, por që në fund nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e zviceranëve.

Ndryshe, Zvicra zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të Grupit H me katër pikë, dy më pak se lideri Irlanda./tg

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit