6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gazë – Sektori i shëndetësisë ndodhet përballë shkatërrimit

Më të lexuarat

Mungesa e ilaçeve dhe materialeve mjekësore në Gazë, që ndodhet nën rrethimin e Izraelit për 12 vjet, arriti në përmasa serioze.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se sektori i shëndetësisë ndodhet para shkatërrimit për shkak të pamjaftueshmërisë së ilaçeve dhe materialeve mjekësore.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Jusuf Ebu Rijsh, gjatë konferencës për shtyp të organizuar në spitalin “Sifa” të Gazës bëri të ditur se në depot e Ministrisë po jetohen vështirësi serioze për shkak të mungesës së ilaçeve dhe materialeve mjekësore dhe për këtë arsye ky sektor është i ballafaquar me shkatërrim.

Ebu Rijsh tha se mungesa e ilaçeve themelore është rreth 50 për qind, zhvillimi i analizave mjekësore është përgjysmuar, ndërsa sasia e materialeve mjekësore në depot është ulur në 30 për qind.

“Mbi 75 për qind të ilaçeve për kurimin e sëmundjeve të kancerit janë konsumuar, gjë që shkakton pamundësinë e ofrimit të shërbimeve për të sëmurët nga kjo sëmundje në Gazë”, deklaroi Rijsh.

Duke vënë në dukje se spitalet kanë mbetur pa qumësht dhe ushqim për foshnjat, Ebu Rijsh tha se “Mbi 70 për qind të fëmijëve dhe mbi 40 për qind të grave shtatzëna vuajnë nga pagjakësia në Gazë”.

Ebu Rijsh shtoi se për shkak të mungesës së materialeve mjekësore prej fillimit të muajit prill e këtej janë anuluar 4 mijë e 500 operime kirurgjike, përveç atyre të rasteve të jashtëzakonshme.

Ai bëri të ditur se kanë arritur në fazën e pamundësisë së dhënies së ushqimit për të sëmurët e shtrirë në spital, ndërsa shtoi se kriza më herët nuk ka arritur në këtë nivel.

Ebu Rijsh u bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare dhe të gjitha institucioneve bamirëse që të mos lejojnë shkatërrimin e sektorit të shëndetësisë në Gazë, ndërsa nga grupet palestineze kërkoi që sektorin e shëndetësisë ta mbajnë larg nga polemikat politike.

Rijsh gjithashtu i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të marrë përsipër përgjegjësinë përballë pengimit të Izraelit të hyrjes së ilaçeve në Rripin e Gazës që ndodhet nën rrethim gjë që paraqet shkelje të hapur të të drejtave të sëmurëve./ trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit