6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gazë – Bie dëshmorë një palestinez 28-vjeçar

Më të lexuarat

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ndaj protestuesve, të cilët organizojnë protesta paqësore në kufirin e Gazës, ka rënë dëshmorë një palestinez dhe u plagosën 701 të tjerë.

 

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ndaj protestuesve, të cilët organizojnë protesta paqësore në kufirin e Gazës, ka rënë dëshmorë një palestinez dhe u plagosën 701 të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref Al-Kudra në një deklaratë me shkrim të publikuar bëri të ditur se 28-vjeçari Islam Harazallah ka rënë dëshmor si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelitë.

Sipas deklaratës 163 protestues janë qëlluar me plumba luftarak nga ana e ushtarëve.

Ndërkaq sipas informatave që gazetarët e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) morën nga burimet vendore në mesin e të plagosurve ndodhen edhe dy gazetarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes për të përcjellë zhvillimet.

Me rënien dëshmorë të Harazallah numri i palestinezëve të rënë dëshmorë prej 30 marsit e këtej arriti në 35.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit