12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gaza, tre persona dënohen me vdekje

Më të lexuarat

Akvendimi që u shqiptua sot është final dhe të dënuarit nuk kanë të drejtë ankese

GAZA (AA) – Gjykata Ushtarake në Rripin e Gazës ka dënuar tre persona me vdekje për shkak të vrasjes së komandantit të Hamasit, bëri të ditur sot një gjykatës palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Tre personat në fjalë akuzohen për involvim në vrasjen e Mazen Fuqah, komandant i krahut ushtarak të Hamasit, brigada Ezzeddin al-Qassam, në jug të Rripit të Gazës në muajin mars.

Hamasi, që ka pushtet në Rripin e Gazës të bllokuar, akuzoi Izraelin për këtë vrasje. Duke folur në konferencën për gazetarë në perëndim të Gazës, Naser Suleiman, kryetar i Gjykatës Ushtarake në Gazë, deklaroi se tre personat në fjalë janë dënuar me vdekje në bazë të akuzës që i ngarkon për vrasje dhe spiunim për Izraelin.

Akvendimi që u shqiptua sot është final dhe të dënuarit nuk kanë të drejtë ankese.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë nën kontroll të Hamasit arrestuan 45 persona lidhur me vdekjen e Fuqah, ndërsa për të cilët pohon se janë spiunë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit