20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gaza, protesta kundër krizës së energjisë elektrike

Më të lexuarat

Refugjatët palestinezë të cilët protestuan kundër krizës së energjisë elektrike në Gaza, mbyllën hyrjet dhe daljet e Organizatës së Ndihmave për Refugjatët Palestinezë të Kombeve të Bashkuara

GAZA (AA) – Refugjatët palestinezë të cilët protestuan kundër krizën së energjisë elektrike në Gaza, mbyllën hyrjet dhe daljet e ndërtesës së Organizatës së Ndihmave për Refugjatët Palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar me thirrjen e Komiteteve Popullore të Refugjatëve, UNRWA u fajësua se i shmanget përgjegjësisë në zgjidhjen e krizës me energjinë elektrike.

Protestuesit të cilët reaguan ndaj këtij institucioni duke mbyllur disa orë hyrjet dhe daljet, në dyert e saj gjithashtu vendosën letra me mbishkrime “Energjia elektrike është e drejta jonë”, “Kampet e refugjatëve palestinezë janë në përgjegjësinë e UNRWA-së”.

Përgjegjësi i komiteteve në Gaza, Muin Ebu Avkel në një deklaratë tha se “Gaza dalëngadalë po vdes. UNRWA nuk bën asgjë. Heshtja e Organizatës për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë, sjell në mendje idenë se janë partnerë të bllokadës”.

Duke i radhitur problemet në rajon si “mungesa e ujit dhe të energjisë elektrike, papunësia e cila ka kaluar 80 për qindëshin, ndërprerjet në rroga, mbajtja e e kufijve të mbyllur, moslejimi i trajtimeve mjekësore jashtë Gazas”, Ebu Avkel tha se UNRWA sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ka përgjiegjesinë e ndihmës për refugjatët dhe që të përmbushë nevojat themelore të saj për një jetë të dinjitetshme.

Ai bëri të ditur se në qoftë se UNRWA nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike në kampet e refugjatëve, protestat kundër tyre duke filluar nga java e ardhshme do të rriten.

Qeveria palestineze ka zbatuar një ndërprerje prej 30 për qind në pagesën e bërë për energjinë elektrike të furnizuar nga Izraeli, ku pas kësaj qeveria izraelite kishte marrë vendim për reduktimin e energjisë për Gazën.

Izraeli, brenda muajit qershor furnizimin e energjisë që e bën në Rripin e Gazës gradualisht e ka reduktuar në 32 megavat. Për shkak të krizës së energjisë elektrike, Gaza, vendi i cili është ekspozuar në embargon e Izraelit ishte furnizuar vetëm 4 orë në ditë me energji elektrike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit