6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gaza, palestinezët protestë kundër shkallës së lartë të papunësisë

Më të lexuarat

Protestuesit kërkuan nga autoritetet lokale të Qeverisë palestineze në Ramallah të hapin vende të reja pune në enklavën e bllokuar

Qindra palestinezë protestuan sot në Gaza për shkak të shkallës së lartë të papunësisë, e cila është në rritje për shkak të bllokadës 11 vitëshe të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit kërkuan nga autoritetet lokale të Qeverisë palestineze në Ramallah të hapin vende të reja pune në enklavën e bllokuar.

“Sot, familjet e varfra dalin në rrugë për të ngritur zërin e tyre ndaj Autoriteteve Palestineze dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha për AA Talal Abu Zarifa, përfaqësues i Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës (FDÇP), organizator i protestës.

Ai gjithashtu i tha qeverisë palestineze se duhet të ndryshojë politikën dhe t’i japin fund ndarjeve brenda palestineze të cilat edhe më tej përkeqësojnë situatën në Gazën e bllokuar.

Abu Zarifa akuzoi edhe komunitetin ndërkombëtar se vazhdon të vëzhgojë në mënyrë pasive bllokadën izraelite të Gazës.

Banka Botërore paralajmëroi javën e kaluar se ekonomia në Rripin e Gazës është në rënie dhe i bëri thirrje Izraelit dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin masa urgjente për të parandaluar një kolaps të plotë në rajon.

Sipas Bankës Botërore, papunësia në Gaza është mbi 50 për qind dhe mbi 70 për qind kur bëhet fjalë për popullatën e re.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit