7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gaza, palestinezët morën banesat e ndërtuara nga Turqia

Më të lexuarat

Me udhëzim të presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, çelësat e banesave iu dorëzuan familjeve të varfra dhe atyre të cilat mbetën të pastrehë pas sulmeve të Izraelit në vitin 2014

 

RAMALLAH (AA) – Në Gaza 320 banesa të ndërtuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) iu dorëzuan palestinezëve të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë sulmeve të vitit 2014 të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me udhëzim të presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, çelësat e banesave iu dorëzuan familjeve të varfra dhe atyre të cilat mbetën të pastrehë pas sulmeve të Izraelit në vitin 2014.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e dorëzimit ministri i Punëve Publike dhe i Strehimit të Palestinës, Mufid el-Hasajine tha se shpresojnë në ndërtimin e më shumë banesave të reja në rajon.

Duke folur me lëvdatë për ndihmat e Turqisë për popullin palestinez, Husajine tha se “Duke filluar nga TIKA, jemi shumë të kënaqur me mbështetjen e ofruar nga Turqia për popullin palestinez”.

Gjithsej 320 banesa të cilat u ndërtuan për palestinezët me marrëveshjen e nënshkruar iu dorëzuan Ministrisë së Punëve Publike dhe të Strehimit të Palestinës. Banesat ndodhen në fshatin Vadi Gaza, në jug të Gazës, i cili nga populli njihet si Huxhr ed-Dik.

TIKA kishte përgatitur një projekt për të përmbushur nevojën e strehimit për të prekurit e sulmeve të vitit 2014 në Gaza, të cilat shkaktuan një shkatërrim të madh.

Në kuadër të këtij projekti, në një hapësirë prej 20 hektarësh janë ndërtuar 20 blloqe, në secilën prej të cilëve ka 16 apartamente. Banesat janë me nga 100 metër katrorë në të cilat do të mund të jetojnë 2.250 persona.

Në sulmet e rënda me bomba të Izraelit gjatë vitit 2014 në Gaza, 20 mijë objekte banimi ishin shkatërruar plotësisht kurse rreth 100 mijë persona mbetën të pastrehë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit