7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gaza, bie dëshmor palestinezi i plagosur në protesta

Më të lexuarat

Bie dëshmor palestinezi i plagosur me armë zjarri nga ushtarët izraelitë disa ditë më parë, gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuara në kufi me Gazën

 

GAZA (AA) – Bie dëshmor palestinezi i plagosur me armë zjarri nga ushtarët izraelitë disa ditë më parë, gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuara në kufi me Gazën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza thuhet se mëngjesin e sotëm ka rënë dëshmor palestinezi i quajtur Sari Dahud Shubeki, i cili u plagos me armë zjarri nga ushtarët e Izraelit derisa po merrte pjesë në protestat në kufirin me Gazën disa ditë më parë. Ai ndërroi jetën në spitalin Mar Yusuf, ku ishte për trajtim.

– Protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh”

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërsa ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Të paktën 135 palestinezë kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmeve izraelite në demonstratat paqësore në Rripin e Gazës, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Në mesin e dëshmorëve palestinezë janë edhe 2 gazetarë dhe 2 punonjës shëndetësorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit