15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gardianët amerikanë fikin kamerat në uniformë dhe rrahin brutalisht të burgosurin e lidhur, kamera e sigurisë brenda qelisë “i tradhton”

Më të lexuarat

Kamera e sigurisë e vendosur brenda një qelie të burgut ka filmuar momentin kur dy gardianë të një burgu rrahin brutalisht një të burgosur me probleme mendore, të cilët në fakt është dashur të përkujdesen për të.

Terrance Debose, 47-vjeç, shihet i lidhur në karrige brenda një dhome të burgut Cuyahoga në Cleveland, Ohio. E pranë tij qëndron gardiani Nicholas Evans, i cili fikë kamerën e vendosur në uniformë dhe fillon ta godasë me grushte në fytyrë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, gardianit Debose i del në ndihmë kolegu Timothy Dugan që gjithashtu fillon ta godas të burgosurin e lidhur që nuk kishte gjasa të mbrohet.

Pasi e përfunduan me “dajakun”, ata e lanë të burgosurin Dubose për dy orë të lidhur në karrige i larë në gjak. Si rezultat i sulmit brutal, Debose ka pësuar lëndime trupore.

E në anën tjetër ndaj Evans dhe Dugan është ngritur padi dhe nëse dënohen rrezikohen të kalojnë kohë të gjatë prapa grilave, kurse Debose ishte burgosur për posedim të kokainës. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit