11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gara e super-veturave në rrugë përfundon në aksident mes tyre, vlera e tyre kap shifrën prej 500 mijë dollarë (Video)

Më të lexuarat

Një shofer ka kapur momentin kur tri super-vetura ishin duke bërë garë në një rrugë, para se të aksidentoheshin vetëm disa momente më vonë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të kapura nga një smartphone, të marra në Colombia të cilat tregojnë automjetet Mercedes Benz, McLaren dhe Porsche duke ecur me shpejtësi nëpër një rrugë.

Por, siç thuhet më tej, disa sekonda më pas shoferi i një prej veturave të shtrenjta humbi kontrollin dhe u përplas në një Toyota Prado – pastaj u përplas me dy super-veturat.

Veturat e përfshira ishin një super-makinë McLaren 650S, Mercedes-AMG GT S dhe një Porsche Boxster, si dhe Toyota.

Veturat – me një vlerë totale prej gati 500 mijë dollarësh, kur u shkatërruan – u shkatërruan plotësisht në aksident, por shoferët e tyre ishin më me fat.

Të katër u desh të nxirren nga rrënojat e automjeteve të tyre të shtrenjta nga zjarrfikësit duke përdorur pajisje të specializuara për prerje.

Ata u dërguan nga ambulancat në spitalin e San Martin de Porres ku mjekët thanë se të katër janë në gjendje të qëndrueshme.

https://www.mirror.co.uk/news/world-news/supercar-road-race-ends-devastating-11985995#ICID=OffSiteVideo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit