15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gani Mehmetaj do me pëlcitë nga urrejtja – I fyen shqiptarët që u falën në Tiranë

Më të lexuarat

I ashtuquajturi “intelektual” Gani Mehmetaj ka lëshuar një sër fyerjesh ndaj besimtarëve shqiptarë si shkak falja e Namazit të Bajramit në sheshin SKENDERBE në Tiranë, ja postimi i tij i plotë përplot fyerje:

 

 

Falja beduinçe e mijëra myslimanëve në sheshin Gjergj Kastrioti të Tiranës, dëshmoi se kot u ndërtuan qindra xhami arabe e turke në Shqipëri. Xhamitë rrinë të zbrazëta, sheshi të frikëson. Ndërkaq, kryetari i Tiranës e bëri të pamundurën që t’ua bëjë gati sheshin beduinëve ditën e festës myslimane. Ata e promovuan dhe e përdhosën sheshin kombëtar. Mijëra litra ujë nuk ia heqin njollën e turpit, mund të betohemi në shenjtorët e botës, por askush nuk të beson as nuk të  pranon në Bashkimin Evropian me ritualin beduin të faljes në rrugë si fise nomade, ndërsa shqiptarët kurrë nuk ishin nomadë.  Zyrtarët shqiptarë morën shumë ryshfete që të lejojnë cirkusiadën islamike në Tiranë.
Beduinët “shqiptarë” me instruktorët e financuesit e tyre arabë duhej të faleshin në rërën e shkretëtirës me devetë (gamilet) pranë e jo në sheshin kombëtar.
Është mirë që qeveria shqiptare t’ua ndërtoj një pistë falje me rërën e Saharës diku në periferi të Tiranës, e t’ua ndërpres ndërtimin e xhamisë në kryeqytet, sepse
në Shqipëri shumë shpejt xhamitë dolën jashtë përdorimit, nuk ua kanë nevojën, nuk falen në to.
Baba dovleti e arabët pos që ndërtuan qindra xhami, ushqejnë mijëra bjerrakohës që u duhen për reklamë fetare, dhanë miliarda dollarë t’ua pastrojnë trurin popullatës së pa identitet, ndërsa lanë pa bukë e pa kulm mbi krye miliona refugjatët myslimanë në Siri e Irak. Kështu vdesin refugjatët e luftës, të uritur e të përcëlluar nga dielli, që të kenë xhami shqiptarët, të cilët nuk e dinë cilës fe i takojnë.
Shqiptarët e shkretë me 1993-94 me pyesnin mua se si e ka emrin Krishti i myslimanëve, sikurse e quanin ata. Njëri nga, pak më i mençur, pas disa përpjekjeve mezi e shqiptonte: Muha-muham-muhamad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit