12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Galaxy S10 shfaqet sërish online, vërehet ekrani pa korniza

Më të lexuarat

Ekrani i Galaxy S10 pritet të zë pothuajse tërësinë e frontit të telefonit intelegjent. Është diçka që është thënë edhe në të kaluarën dhe diçka që ne shohim të përfaqësuar në një lajm të ri. Në videon e postuar në Twitter, një ekran i S10 mund të shihet me shumë pak korniza.

Kornizat nuk janë simetrike, janë më të mëdha në pjesën e poshtme, duke qenë pak më të gjerë se në tre anët e tjera.

Ekziston edhe një prerje në krye, e cila duhet të strehojë portin për kufjet.

Më parë në SDC 2018, Samsung zbuloi katër lloje të ndryshme të ekraneve Infinity Display.

https://twitter.com/UniverseIce/status/1065426669677117440
Galaxy S10 duhet të jetë i pari që posedon ndonjëri

Megjithatë, po aq sa këto rrjedhje janë emocionuese, vlen të përmendet se ato mund të jenë vetëm disa dizajne konceptuale. Ndërsa vazhdon sezoni i rrjedhjeve, më shumë prej këtyre mbrojtësve të ekranit të Galaxy S10 duhet të shfaqen në internet.

Një telefon me një raport maksimal të mundshëm të ekranit me trupin është me të vërtetë emocionues dhe Samsung me të vërtetë duket të jetë duke u afruar për të ofruar një të tillë.

Samsung pritet të zbulojë katër modele të ndryshme të Galaxy S10 në shkurt të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit