17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Galaksitë

Më të lexuarat

Çka është një galaksi?

Ato janë sisteme të yjeve në formë të disqeve. Ato u krijuan nga Allahu i Gjithëpushtetshëm. Përmes një shtypje/presioni të papërshkrueshëm të materies u formuan yjet, sikur dielli ynë. Ata pastaj u bashkuan në galaksi dhe notojnë sikurse ishuj në një det të madh.

Emri galaksi vjen nga greqishtja, konkretisht nga fjala galaksias që dmth. qumësht/tambël. Nga kjo rrjedh edhe emërtimi „Rruga e Qumështit/Tamblit“.

Sa galaksi ekzistojnë?

Së paku 100 miliardë! Ka mendime se ekzistojnë madje rreth një bilion të tilla. Subhan’Allah! Varësisht nga madhësia e tyre, ato përbëhen prej miliarda yjeve. Vetëm galaksia jonë, pra Qruga e Tamblit i ka rreth 200 miliardë yje.

Si lëvizin galaksitë?

Ato largohen nga njëra-tjetra ….

Në fillim të tetorit 2011 u bënë publik fituesit e çmimit Nobel për fizikë, Saul Perlmutter, Adam Riess dhe Brian Schmidt, të cilët pas studimeve shumëvjeçare erdhën në përfundim përkatësisht vërtetuan se gjithësia është përherë në zgjerim. Madje ata edhe vetë ishin befasuar me këtë fakt mahnitës.

Vetëm se ata kanë bërë një gabim të vogël dhe ai është se kanë harruar apo nuk kanë dashur ta lexojnë këtë fakt në librin e shenjtë të Allahut të Gjithëdijshëm, të quajtur Kuran, në Kuranin fisnik në Suren/Kapitullin e 51-të, Edh-Dharijat, në ajetin/vargun e 47-të, ku thuhet si vijon:

“Ne e kemi ndërtuar qiellin (gjithësinë) me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë”

Si dhe në Suren/Kapitullin e 81-të, Et-Tekuir, në ajetin/vargun e 15-të, ku thuhet si vijon:

“Betohem për ata (planete) që tërhiqen”

Subhan’Allah! Subhan’Allah! I lartësuar e Madhështor është Krijuesi i gjithësisë!

Kjo gjë muslimanëve vetëm se ua shton devotshmërinë dhe i shtyn ta shtrëngojnë deri në maksimum litarin e Zotit Bujar drejt Xhenetit.

Për faktet-mrekullitë tjera të shumta të Kuranit, të cilat shkenca i ka vërtetuar në shekullin tonë, mund të shikohet edhe përmbledhja e bërë më parë dhe që gjendet këtu Fakte shkencore nga Kur’ani i shenjtë.

Po si guxon njeriu me mend në kokë t’i mohoj këto fakte të pakontestueshme dhe të mos i nënshtrohet Krijuesit të tij me namaz, e kështu me radhë?

A mund të ndeshet galaksia jonë me ndonjë tjetër?

Po! Rruga jonë e Qumështit dhe mjegulla e madhe Andromeda lëvizin në drejtim të njëra tjetrës, me më shumë se 500 mijë kilometra në orë. Pas rreth tre miliardë viteve me emrin e Allahut Fuqiplotë do të ndeshen në mes vete

Ndërsa në lidhje me këtë lexoni patjetër Kapitujt shumë të shkurtër por shumë domethënës e në detaje, pra ata 81 dhe 82, ku përshkruhet çartë shkatërrimi i qiejve dhe tokës, mirëpo këtu unë dua të citoj veç dy vargje të shkurtra Kuranore

55,26-27: “Çdo gjë që është në tokë do të zhduket;e do të mbetet vetëm qenia e Zotit tënd, plot Madhëri e Nderim”

Ku gjendet toka jonë në sistemin e galaksisë sonë?

Toka dhe dielli jonë gjenden në të ashtuquajturin krahu Orion i Rrugës së Qumështit. Ky vend është rreth 26 mijë vite drite (një vit drite = me 9,6 bilion km) nga qendra e galaksisë larg. Kjo dmth. se një udhëtim drejt qendrës së Rrugës së Qumështit do të zgjaste, me një anije kozmike me shpejtësi të dritës, rreth 26 mijë vite. Subhan’Allah!

Nga Dr. Markus Landgraf (ESA) dhe Bernhard Mackowiak (Archenhold-Sternwarte Berlin).

Pjesërisht marrë edhe nga shtypi ditor gjerman, përkthyer e përshtatur edhe në aspektin fetar .

Për ta paramenduar edhe më çartë këtë gjë, shikojeni videon:

Paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut Madhështor qoftë me juve!

https://www.youtube.com/watch?v=8qsCCRlXtkI

Burim Sogojeva

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit