7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gafa e trashë e Ngjelës me Gurrajt: ndiqni gënjeshtrat justifikuese të avokatit me ndihmën e Vizion Plus (video)

Më të lexuarat

Mbas gafës trashanike ku për shkak të një mbiemri – Gurra – Spartak Ngjela i lëshohet me akuza deri dhe në thirrje për burgosje, Myftiut të Tiranës Ylli Gurra, avokati është shfaqur në një kronikë në Vizion Plus në një tentativë për të rehabilituar veten. Jo me një ndjesë të thjeshtë njerëzore, por në vazhdën e një arrogance tipike ka zgjedhur dhe të manipulojë opinionin lidhur me proçkën e para tre ditëve, i ndihur dhe nga gazetari-autor i kronikës, i cili o nga profanizmi gazetaresk, o nga kompromisi me gënjeshtrën, ka zgjedhur – së bashku me avokatin, sigurisht – që t’i hedhë hi syve opinionit.

Gafën e tij të turpshme Ngjela e ka konvertuar me “keqkuptim”; dhe për më tepër e ka zhvendosur burimin e qëndrimit të tij kamzhikues ndaj Muftiut Gurra, nga rasti i Mehdi Gurrës tek “Dritarja” e Xhungës ku u diskutua mbi “mbulimin e Skënderbeut”, për të viktimizuar një njeri krejt të pafajshëm në këtë mesele, ish-imamin e xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali, që nuk ka asnjë lidhje me deklarimin që “shqiptarët janë turq”, siç Ngjela aludon në shfajësimin e tij amoral, duke implikuar në gënjeshtrat e tij edhe vetë Myftiun Gurra.

Ndiqni kronikën e Vizion Plus për ta kuptuar më së miri këtë dhe më pas mësoni si qëndron e vërteta:

Por si qëndron e vërteta?

Pak ditë më parë, del në qarkullim një video ku kreu i shqatës Alsar, Mehdi Gurra, shfaqej duke thënë se shqiptarët janë turq – që në fakt edhe ajo ka manipulimet dhe sajesat e veta – ku, sipas një faqeje facebook-u që e kish gatuar lajmin, Mehdiu ishte vëllai i Ylli Gurrës, Myftiut të Tiranës.

Dhe pas ndoca minutash, Spartak Ngjela, jo si avokat por si prokuror, i turret Myftiut duke e bërë helaq me anë të një shënimi në FB, shtoi kësaj dhe thirrjet për burgosje, pa qenë në një gjendje të esëllt që të dallojë Mehdiun nga Ylli – edhe në qofshin vëllezër që në fakt nuk janë – madje as kushërinj, madje dhe as shokë apo miq. Secili është në skaje të ndryshme aktiviteti individual dhe publik.

Dhe, në vend që të kërkojë ndjesë, ai, falë dhe një gazetari që siç duket i ka rënë në qafë zanatit, profesionalisht dhe moralisht, ka zgjedhur të manipulojë opinionin, siç ka bërë me kronikën e mësipërme. Nëse pjesëmarrës në këtë skemë ka qenë dhe Myftiu Gurra – ndiq deklarimet mbi imamët e vetëshpallur në kronikë – turp dhe për këtë të fundit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit