G20, Turqia ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë…

0

Zhvillimi ekonomik në Turqi shënoi rritje për 5.1% në tremujorin e dytë, i ndihmuar nga eksporti i fortë, rritja e prodhimit dhe shpenzimet e konsumit, duke e bërë ekonominë turke një nga tregjet me rritjen më të shpejtë në mesin e ekonomive të G20.

Produkti i brendshëm bruto (BPV) u rrit me 5.1 % nga viti në vit në periudhën prill-qershor, sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK). Për krahasim, një rritje prej 5 përqind u regjistrua në tre muajt e parë të vitit 2017.

Raportet nga dy tremujorët e njëpasnjëshëm me rritje prej 5 për qind tregojnë se ekonomia e Turqisë është tani në mesin e rritjes më të shpejtë në 20 ekonomiive më të mëdha të Botës, e tejkaluar vetëm nga Kina dhe India.

Rritja u nxit nga të gjithë sektorët kryesorë, me rritjen e sektorit bujqësor me 4.7 për qind, industrinë përpunuese me 6.3 për qind, sektorin e ndërtimit me 6.8 për qind dhe sektorin e shërbimeve me 5.7 për qind, tha TUIK.

Sektori i ndërtimit ka luajtur një rol kyç në kontributin për rritjen ekonomike të vendit. Industria e lulëzuar tërhoqi një numër të madh investitorësh me mega projekte qeveritare në partneritetet publike-private.

PBB-ja e Turqisë qëndroi në 2.6 miliardë lira turke (rreth 863 miliardë dollarë) vitin e kaluar, nga 2.34 trilion lira (rreth 862 miliardë dollarë) në vitin 2015.

Kursi dollar amerikan/lira turke ishte rreth 3.02 vitin e kaluar, ndërsa një dollar shkëmbehej për 2.71 lira në vitin 2015.

Qeveria po shënon rritje ekonomike prej 4.4 përqind për gjithë vitin 2017, kurse kryeministri Binali Yildirim tha gjatë fundjavës se objektivi ka gjasa të tejkalohet.

“Synimi ynë në fund të vitit është 4.4 % dhe ne do të përfundojmë me mbi 5, çka nënkupton kjo është rritja më e madhe në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, tha ai . /tesheshi.com/