11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Futbollisti 24-vjeçar lë futbollin për t’iu përkushtuar Islamit

Më të lexuarat

Mediat britanike sportive kanë bërë të ditur se Jeremy Helan, një futbollist që luan në Championship për Sheffield Wednesday, po bëhet gati ta lërë futbollin për t’u përqendruar më tepër te feja e tij, Islami.

Ai e ka njoftuar ekipin ku luan për planet e tij javën e shkuar, duke shkaktuar habi.

Ish-lojtari i përfaqësueses franceze të moshave nën 19 vjeç, e po ashtu i quajtur më herët si Patrice Evra i ri, mësohet të jetë zhgënjyer me futbollin, e se synon të shkojë në Arabinë Saudite.

Një njeri i tërhequr, ai raportohet të ketë thënë në dhomat e zhveshjes se donte të largohej për t’u përqendruar më tepër te feja.

Kontrata e tij me klubin ku gjendet aktualisht përfundon në fund të sezonit, ndërkohë që bisedimet për të ardhmen e tij vijojnë akoma.

Helan do të nënshkruante në moshën 16-vjeçare me anglezët e Manchester City-t ndërsa gjendej te Rennes. Carlisle United, Shrewsbury Town, Wolverhampton dhe Sheffield Wednesday janë ekipet angleze me të cilat ai është aktivizuar.

Me Sheffield Wednesday-n ai ka luajtur në 146 takime, duke shënuar dhe katër gola. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit