16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Futbolli në zi, vdes presidenti shqiptar i klubit të famshëm turk

Më të lexuarat

Futbolli turk dhe skuadra e njohur Genclerbirligi kanë marrë një lajm jo të mirë ditën e sotme.

Presidenti i deritashëm i klubit nga kryeqyteti i Turqisë, Ilhan Cavcav ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Në moshën 81-vjçare, Cavcav nuk ka mundur më shumë të luftojë me sëmundjen e rëndë duke u ndarë nga kjo botë.

Cavcav ishte në krye të klubit të njohur turk që nga viti i largët 1978 dhe që nga ajo kohë nuk është larguar nga klubi.
Edhe pse kishte një sëmundje të rëndë, shqiptari me rrënjë nga Prishtina nuk e dorëzoi klubin duke mbetur deri në ditën e fundit të jetës së tij si president.

Në krye të klubit pritet të vije djali i të ndjerit, Murat Cavcav.

Kujtojmë që Ilhan Cavcav është presidenti më që ka qëndruar më së shumti me një klub nga viti 1978 deri në vitin 2017.

Kujtojmë që në klubin nga Ankaraja, Genclerbirligi aktivizohet edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit