7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Futbolli evropian nën kthetrat e racizmit

Më të lexuarat

Pasi futbollistët anglez ishin shënjestër e sulmit racist gjatë ndeshjes Bullgari-Angli, në kuadër të ndeshjes eliminatore për Kampionatin Evropian 2020 (EURO 2020), ringjallet debati për racizëm në futballin evropian.

Tifozët racist sërish ishin skenë në eliminatoret e EURO 2020. Racizmi sërish kaloi para futbollit në Evropë.

Ndeshja e grupit A mes Bullgarisë dhe Anglisë, të cilën Anglia e fitoi me rezultat 6-0, ishte skenë e brohoritjeve raciste. Diskriminimi “hyri në axhendën” e Evropës që është nën kthetrat e racizmit.

Tifozët racist, çdo herë kur futbollisët Tyrone Mings dhe Raheem Sterling mernin kontrollin e topit, nxjerrnin zëra të majmunit. Duke mos qenë e mjaftueshme kjo, tifozët e së djathtës ekstreme e bënë përshëndetjen naziste.

Mbeti jashtë skuadrës për shkak të postimit

Futbollisti turk, Enver Cenk Şahin, i cili është lojtari i klubit të ligës së dytë gjermane Saint Pauli, ishte shënjestër e tifozëve racist për shkak të një postimi të vetëm.

Şahin, i cili shprehu mbështetjen për operacionin “Burimi i Paqes” të filluar nga Turqia kundër elementeve terroriste në kufi, u largua nga skuadra nga ana e klubit.

Qasja dyfytyrëshe e Evropës në racizëm, që nuk mund të pranojë mbështetjen ndaj Turqisë, si dhe përshëndetja ushtarake e futbollistëve shkaktoi kritika.

E djathta ekstreme në rritje në Evropë, retorikat raciste të politikanëve veten e tregojnë edhe në tribuna.

Futbollistët me ngjyrë si, Paul Pogba dhe Marcus Rashford nga Manchester United, Tammy Abraham nga Chelsea dhe Yakou Meite nga Reading, janë futbollistët e fundit që kanë pësuar nga racizmi.

Phil Neville, trajneri 42 vjeçar i kombëtares së grave të futbollit të Anglisë, u bëri thirrje futbollisteve që të bojkotojnë rrjetet sociale për shkak të incidenteve raciste të kohërave të fundit, por si duket nuk do të marrë fund racizmi në vend.

Një vend tjetër ku racizmi është në rritje kohëve të fundit është edhe Italia.

Futbollisti brazilian i Roma-s, Juan Jesus, Dalber Henrique i Fiorentina-s, si dhe belgu Romelu Lukaku nga Interi janë ndër futbollistët e Serie A që i janë ekspozuar sulmeve raciste.

Një komentues televiziv, Luciano Passirani, duke theksuar se Lukaku është shumë i fuqishëm, tha se “nëse doni ta ndaloni atë duhet t’i gjuani 10 bana për të ngrënë”. Kjo shkaktoi reagime të mëdha në vend./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit