10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fusha e Llapit

Më të lexuarat

Fusha e Llapit shtrihet në dy anët e lumit Llap. Gjendet në mes të fushës malore të Kopaonikut në veriperëndim dhe asaj kodrinore të Novobërdës ( Artanës) dhe Gollakut në juglindje. Është pjesë përbërëse e Fushës së Kosovës si nga formimi, ashtu edhe nga ndërtimi gjeologjik. Fusha e Llapit është e gjatë 20km, përkatësisht përgjysmë më e vogël se ajo e Moravës së Binçës. Është e gjerë 5 km. Nëpër këtë fushë kalon rruga e rëndësishme, e cila lidh Kosovën me Toplicën dhe Nishin.
Fusha e Llapit ka një reliev të rrafshët me pjerrtësi të vogël në drejtim të lumit Llap dhe Fushës së Kosovës. Pjesa më e madhe e sajë është midis 530 e 650 m mbi nivelin e detit. Mbi këtë rrafshinë gjendet tarracat e lumit dhe të liqenit të dikurshëm. Në të dy anët e kësaj fushe gjendet zona malore e Kopaonikut, përkatësisht ajo kodrinore e Novobërdës dhe e gollakut, e cila jo vetëm se dallohet për lartësi më të madhe, por ka edhe ndërtim gjeologjik më të vjetër.
Klima e Fushës së Llapit dallohet për temperatura mesatare vjetore është 9,6 C: temperatura e korrikut është 20,1 C dhe ajo e janarit -2,1 C. Aty bien rreth 700 mm reshje në vit.
Llapi është lumi kryesor, i cili përshkon këtë fushë. Buron në shpatet juglindore të Kopaonikut dhe derdhet në Sitnicë. Fusha e Llapit përfshinë një sipërfaqe prej 147 km2 në të cilën jetojnë rreth 25 000 banorë.
Fusha e Llapit është një krahinë bujqësore në të cilën lavërtaria, blegtoria e më pak pylltaria, përbëjnë veprimtaritë kryesore ekonomike të sajë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit