15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fuqia e madhe e luleve: Përse duhet që sa më parë t’i vendosni në tavolinën e punës!

Më të lexuarat

Futja e natyrës në zyrë është njëra ndër mënyrat më të mira që të zvogëlohet stresi, të përmirësohet humori dhe efikasiteti i punës dhe të ngrihet niveli i energjisë dhe i rezistencës ndaj sëmundjeve.

Në hulumtimin të cilin e ka bërë ekipi profesoreshës Margaret Barçet të Universitetit Teknologjik të Sidnejit, është zbuluar që lulet e dhomës mund të ulin nivelin e toksinës në ajër madje për 20 për qind, ndërkaq hulumtimet e tjera shtojnë që mund të zvogëlojnë lodhjen, kollën, inflamacionin e fytit dhe simptomat e ftohjes për më shumë se 30 për qind dhe mungesën e shpeshtë nga puna për 60 për qind.

Në të vërtetë, ajri në lokalet e mbyllura është 5 – 10 për qind më i ndotur se ai i jashtmi. Te personat të cilët kryesisht qëndrojnë në hapësira të mbyllura mund të shfaqen probleme shëndetësore si p.sh.: kolla, vështirësi me frymëmarrjen, astma dhe problemet e tjera me sistemin e frymëmarrjes, si edhe problemet me sistemin kardiovaskular (siç është qarkullimi i dobët i gjakut).

Disa shkencëtarë konstatojnë që për pastrimin, pasurimin e ajrit dhe mbajtjen e nivelit optimal të lagështisë në hapësirë nuk kanë rol vetëm lulet, por edhe mikroorganizmat të cilët jetojnë në rrënjët e tyre, në humus dhe në dheun në të cilin janë mbjellë.

Kushdo që të jetë meritor, me ujitje të rregullt dhe falë simbiozës së mrekullueshme, në mënyrë vendimtare jua përmirësojnë cilësinë je jetës.

Si duket, përparësia kryesore e luleve të dhomës ndoshta nuk është në furnizimin me oksigjen, por në eliminimin e dyoksid karbonit, sepse hulumtime të shumta tregojnë që efikasiteti punues bie duke u rritur niveli i dyoksid karbonit (kjo shpesh ndodh në lokale e mbyllura në të cilat qëndrojnë shumë njerëz).

Sipas prof. Barçetit, saksia më e zakonshme në afatin prej 24 orësh mund të eliminojë 75 për qind të grimcave të cilat ndotin ajrin e qytetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit