7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Funerali i gazetares malteze: familja ua ndalon pjesëmarrjen politikanëve

Më të lexuarat

Liderët e Maltës nuk do të jenë të pranishëm në funeralin e gazetares investigative, 53-vjeçares Daphne Caruana Galizia e cila u hodh në erë në makinën e saj, për shkak se familjarët ua ndaluan pjesëmarrjen. Gazetarja e njohur përe blogun e saj ku akuzonte politikanë të lartë për korrupsion, humbi jetën në një shpërthim muajin e kaluar që tronditi vendin.

Drejtuesit e BE-së i kanë kërkuar autoriteteve të Maltës të gjejnë vrasësit barbarë. Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga FBI-ja amerikane, po ndihmojnë në hetime, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qeveria ka ofruar një shpërblim prej 1 milion euro për informacione për vrasjen.

Zyra e presidentes Marie-Louise Coleiro Preca konfirmoi për një palë të tretë se prania e saj në funeral “ishte e padëshiruar” nga familja e gazetares. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit