6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Fundoset një anije transportuese ruse

Më të lexuarat

Një anije transportuese ruse është fundosur sot në detin Ohot, kurse sipas gjetjeve të para shkak i përmbysjes dhe fundosjes së anijes ka qenë pesha e jo ekuilibruar mirë e mallrave në anije, njoftoi qendra koordinuese ruse për operacione shpëtimi.

Shpëtimtarët në afërsi të anijes së fundosur kanë gjetur tri barka shpëtimi, në dy prej tyre gjendeshin tetë anëtarë të ekuipazhit, kurse e treta ishte e zbrazët.

Pasi në bordin e anijes në momentin e aksidentit ndodheshin 10 anëtarë ekuipazhi, dy prej tyre tash për tash konsiderohen të zhdukur. Nga tetë të shpëtuarit askush nuk është lënduar.

Anija-frigorifer është fundosur katër milje larg portit Oktobarska në bregun e djathtë të gadishullit Kamçatka, ndërsa transportonte 49 tonë të mallrave të ndryshme.

Në kohën e këtij aksidenti, era frynte me shpejtësi prej 11 metrave në sekondë, ndërsa valët ishin të larta deri në një metër e gjysmë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit