12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fshehtësia e arkës së sulltan Sulejmanit

Më të lexuarat

Sulltan Sulejmani asnjëherë nuk ka marrë vendim e që më parë të mos këshillohej me shejhul islamin Ebu Su’ud efendiun. Një rast, një koloni e madhe e milingonave e kishin mbuluar një nga drunjtë që ishin në oborrin Top Kapi, andaj sulltani vendosi t’i mbys, mirëpo iu kujtua shejhu i tij dhe i dërgoi një letër, duke e pyetur në lidhje me këtë çështje. Shejhul Islami iu përgjigj: “Në Ditën e Gjykimit ato milingona do të vijnë për të drejtën e tyre.” Kështu sulltani hoqi dorë nga vendimi i tij.

Pas vdekjes së tij të afërmit morrën veshtë për një testament të tijin. Ai kishte kërkuar që sënduku i tij, të cilin gjithmonë e mbante me vete të varroset me të. Askush nuk e dinte se çfarë ka në sënduk, kështu që filluan të diskutojnë në lidhje me të. Mendonin se sanduku ishte i mbushur me gjëra të vlefshme dhe ar. Kur e hapën u habitën të gjithë, sepse aty ishin vetëm fetvatë e shejhul Islamit Ebu Su’ud.

Sulltan Sulejmani dëshironte të tregoj se gjithçka që ka bërë në jetën e tij ishte e bazuar në ato fetva. Kur e pa këtë, Ebu Su’ud efendiu duke qarë tha: “Allahu të mëshiroftë, o Sulejman, veten e shpëtove, ndërsa cili qiell dhe cila Tokë do të më mbrojë mua nëse gaboj me fetvatë e mia!

Burimi: islambosna.ba

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit