7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fsheh dorën Xheni Karaj. Fshin postimin e tranvestitëve në shkolla

Më të lexuarat

Ditën e djeshme pati një sërë portalesh që denoncuan disa aktivitete të organizatave LGBT, ku persona transgjinorë kanë ndarë përvojat e tyre me nxënësit e shkollave në Tiranë. Lajmi pati një lumë reagimesh nga qytetarë të shumtë në rrjetet sociale, por edhe nga politikanë, të cilët e konsideruan diçka të tillë si një propagandë abuzive në mbështetje të një axhende që nuk gëzon mirëpranim të gjerë në shoqëri.

Përdorimi i shkollave, për të indoktrinuar nxënësit në mbështetje të një axhende, që nuk gjen konsensus publik, u konsiderua diçka që shkel rëndë, jo vetëm paanshmërinë e arsimit shqiptar ndaj pikëpamjeve të ndryshme që njerëz të shumtë mund të kenë për këto çështje, por edhe të drejtën e qytetarëve për të mos i lënë fëmijët e tyre të bien pre e një propagande që shumë prej tyre nuk e duan.

E vënë përballë një presioni të tillë, Xheni Karaj, një prej individëve kryesorë aktivë në këtë projekt, ka hequr nga facebook-u i saj, fotot ku prezantohej projekti, në të cilin falenderon aktivistet trans Lola dhe Serafina, për eksperiencat e tyre që ndanë me nxënësit e shkollës Petro Nini Luarasi. Fotoja e publikuar dje edhe nga Civitas.al, është fshirë sot dhe nuk mund të gjendet në llogarinë e saj zyrtare në facebook.

Ndërsa fshin fotot, znj. Karaj ka reaguar sot se po sulmohet në mënyrë të pandershme nga njerëz në politikë. Sipas saj, ky është një sulm ndaj të drejtave të njeriut, por në fakt, askush nuk ka sulmuar komunitetin LGBT për atë çfarë ata janë. Është denoncuar vetëm përdorimi i institucioneve arsimore për propagandë në shërbim të axhendës së tyre.

Njerëzit kanë të drejtë të mos pranojnë propagandën e tyre. Ata nuk duan që një transgjinor, të manipulojë mendjet e fëmijëve të tyre dhe kjo është mëse legjitime. Përkundrazi, përdorimi i shkollës në shërbim të kësaj propagande është abuzim. Fakti që znj. Karaj ka fshirë fotot e hedhura në facebook me dorën e saj, tregon se vetë ajo e kupton se këtu ka një problem me të. Ne po publikojmë edhe njëherë foton e fshirë prej saj, që vërteton se persona transgjinorë kanë marrë pjesë në takime me nxënës shkollash, për të promovuar sjelljen e tyre. /Civitas.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit