10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fshati ku askush nuk pi duhan

Më të lexuarat

Megjithëse Greqia mbetet një prej shteteve me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në Europë, në Kretë ekziston një fshat ky askush nuk tymos.

Sipas “Protothema”, fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.

40 vite më parë thuhet se të gjithë banorët e fshatit vendosën të heqin dorë nga duhani dhe “nënshkruan” një ligj të pashkruar, të cilin e respektonin në gjithë. Tradita kaloi në gjeneratën tjetër dhe vjen deri në ditët e sotme.

Sipas medias greke në këtë fshat nuk ke ku blen duhan, teksa as turistët dhe as mysafirët nuk tymosin.

“Është vetëm një mentalitet që të gjithë e ndjekim. Një traditë që ka kaluar nga prindërit tek fëmijët. Dikur, gjyshi im kishte një kafene ku mbante edhe cigare, por kurrë nuk i shiti”, thotë një rezident i fshatit./klan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit