14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Fruti magjibërës që duhet ta konsumoni çdo ditë

Më të lexuarat

Nëse ju ka vajtur mendja për diçka të ëmbël, ose diçka që do t’ju japë shumë energji dhe pak kalori, atëherë ushqimi ideal është hurma e Arabisë. Ato janë një ushqim fantastik për trupin dhe mendjen.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse e konsumoni këtë frut rregullisht?

Ulet rreziku i kancerit të zorrës së trashë
Fruti i hurmës së Arabisë bën mrekulli për sistemin tretës, duke eliminuar bakteret e dëmshme dhe duke rritur sasinë e baktereve të mira për organizmin. E njëjta gjë vlen edhe për zorrën e trashë. Ky frut pengon rritjen e qelizave kancerogjene në këtë organ.

Kur sistemi tretës funksionon më së miri edhe rreziku i kancerit të zorrës së trashë, ulet.

I jep energji trupit
Hurmat e Arabisë përmbajnë sheqer natyral, glukozë, fruktozë dhe sakarozë të cilat iu japin një “bum” të menjëhershëm energjie. Gjithashtu ato janë të pasura me fibra, kalium, magnez, vitamina dhe antioksidantë të cilat nuk ndodhen në pijet energjike apo në produkte të tjera industriale.

Sistemi i tretjes do të përmirësohet
Ky frut është ideal për të patur një sistem tretës, të shëndetshëm. Përmes konsumimit të rregullt të tij, ju merrni 12 gram fibra çka përbën edhe 48 për qind të konsumit të rekomanduar ditor!

Sasitë dhe llojet e duhura të fibrave e “shëndoshin” sistemin tretës duke parandaluar kapsllëkun dhe duke nxitur lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe hurmat e Arabisë janë padyshim lloj i duhur i fibrave që na nevojiten. Në fakt, një studim i publikuar në “British Journal of Nutrition” zbuloi se njerëzit që kishin konsumuar 7 kokrra hurma në ditë për 21 ditë patën përmirësime në sistemin tretës.

Ju bëjnë më të zgjuar
Hurmat arabe përmbajnë vitaminën B6 e cila përmirëson performancën e trurit duke ndihmuar trupin të “pasurohet” me serotoninë dhe norepinefrinë. Serotonina, rregullon gjendjen shpirtërore dhe norepinefrina ndihmon trupin në përballimin e stresit. Anasjelltas, hulumtimi ka treguar se nivelet e ulëta të Vitaminës B6 rritin rrezikun e depresionit.

Pra, kur truri juaj është “pastruar” nga stresi, dhe kur jeni në një gjendje të mirë shpirtërore, atëherë jeni më efektivë dhe shumë më të përqendruar.

Trajtimi i hemorroideve
Hemorroidet janë venat në anus dhe që në disa raste enjten. Kjo shpesh shkaktohet nga kapsllëku që çon në tendosje në zonën në fund të traktit të tretjes. Kjo gjendje shpesh shumë e sikletshme dhe e dhimbshme, fatmirësisht mund të trajtohet dhe madje të eliminohet përmes një ndryshimi në dietë.

Shumë mjekë rekomandojnë një dietë të lartë në fibra, dhe në këtë rast ky frut vjen në ndihmë. Kështu ju shëroheni nga hemorroidet.

Kuron një “zemër të thyer” dhe përmirëson sistemin kardiovaskular
Ndonjëherë gjithçka duhet për të kuruar një “zemër të thyer” është koha.

Por kaliumi që ky frut, ka ju ul nivelin e kolesterolit të keq që shkakton bllokime në arterie që mund të shkaktojnë hemorragji cerebrale dhe madje edhe atak kardiak. Një studim i bërë ndaj një numri të madh të moshuarish zbuloi se konsumimi i lartë i kaliumit uli ndjeshëm rrezikun e prekjes nga këto sëmundje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit