12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fruthi po përhapet në Kosovë, mbushni raftet me vitaminë C!

Më të lexuarat

Nga Diola Dosti-Baftiu

 

Fruthi, na pëlqen apo jo, e pranojmë apo jo, ka filluar të përhapet në Kosovë. A ka të dhëna nga media? Jo mbase. Po ka të dhëna të sigurta të cilat i kam parë me sytë e mi, madje edhe në infektivë (QKUK).
Prandaj edhe po shkruaj…

E vetmja gjë që mund t’ju them, është që fruthi ka kapur edhe ata që janë të vaksinuar kundër fruthit. Nga një hulumtim, së bashku me një gazetare investigative nga Shqipëria, arritëm në konkluzion që nuk është problem I vaksinave që nuk kanë funksionuar mbase këtu, por i njëjti problem vlen edhe për Amerikën. Unë dua thjesht t’ju tregoj se çfarë mund të bëjmë që mos të prekemi nga fruthi, apo nëse familjarë që kemi anëtarë të prekur nga fruthi por mbi të gjitha, çfarë të bëjmë kundrejt të sëmurëve me fruth.

Vlen të theksoj, fruthi, prek edhe të rriturit!

E para që duhet të kemi parasysh është hidratimi me shumë ujë, çajëra, lëngje frutash (selino, portokalle, spinaq, majdanoz). Këto duhen për hidratim por edhe për të marrë ushqyesit e sidomos beta karotenin. Supërat me shumë karrota janë një tjetër sugjerim (vjen sidomos pas kërkimeve nga gazetarja investigative nga Molla e Shëndetit). Një tjetër çaj është lulekumaku 500ml, shtogu 1-2 gota në ditë për të mbrojtur trurin kundër etheve .

Vitamina C, është definitivisht shpëtues i njerëzimit. Filloni me 1 gram (shikoni se kur arrihet ngopja e trupit me vitamin C, ju përjetoni diarre. Mos u trembni, është tregues i trupit). Kur përjetohet diarreja, ulet dozimi. Në rastet më të rënda, shkohet me megadozë të vitaminës C dhe mos u çudisni kur ju them që mund të keni nevojë deri në 15 gram vitamin C në ditë (marrë nga protokollet e mjekësisë ortomolekulare, edhe pse mjekët mund të kenë rezerva këtu, por unë jo!)

Shafrani i Indisë ose turmeriku edhe në ushqim, por edhe për ato puçrrat, bëni një pastë me vaj kokosi, ose ulliri, shafran indie apo turmerik dhe lyejeni vendin e shpërthimit të pucrrave që të qetësohen (kur dalin puçrrat, temperatura dhe ethet nuk përjetohen më). Ky aplikim mbahet 20 min para se të fshihet.

Gjethet e ullirit (keni në dyqane natyrale plot apo librari islamike ose tek ’99 lule çajëra natyrale’ zjejini dhe lyejeni trupin me to (ose më mirë bëni banjë me to) për 15 ditë me rradhë.

Pini ujë me elbin e zjerë 2 kupa në ditë për një muaj, ujë kokosi dy herë në ditë për dy javë.

Lëngje të tjera bëni nga portokalli, xhinxheri, borziloku, gjethet e njëmijëfletëshit. Shoqëruar me 20-30 ml lëng limoni në një gotë me ujë.

Lule balsami vaj për fërkim nga jashtë dhe shtogu si caj, luftojnë shumë bukur virusin e fruthit, sepse janë ndër dy bimët më të fuqishëm antivirale.

Dhe mos harroni vitaminën C. Për fëmijët 1-2 gram, të rriturit 3-5 gram, të prekurit 5-15 gram.

Kurrë s’ju kam kerkuar të shpërndani asnjë material, por kjo ka rëndësi jetike. Nëse do ta merrnit në konsideratë, do ta vlerësoja. Rrofshi!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit