11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Frutat e thata, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin

Më të lexuarat

Burime vitaminash dhe mineralesh frutat e thata janë aleate te shëndetit tone. Ja çfarë te mirash kane ato.

Rrushi i thate kundër osteoporozës

Rrushi i thate përmban shume bor, një obligo-element ky qe i bën kockat me te shëndetshme. Disa studime tregojnë se nëse hani çdo dite rrush te thate mund te parandaloni osteoporozën. Rekomandohet te konsumoni 1-3mg ne dite. Mund t’i hani ato edhe duke i përzierë ne kos. Nga ana tjetër këto fruta te thata përmbajnë edhe glukoze dhe fruktoze, çka përmirëson performancat sportive me shume sesa pijet energjike.

Kajsitë e thata kundër hipertensionit

Kajsitë përmbajnë mjaft kalium dhe pak natrium, çka ul hipertensionin arterial dhe shmang sëmundjet kardiovaskulare. Nga ana tjetër ato mund te përmirësojnë edhe shikimin, fale beta-karotenit, një antioksidues ky i pasur me vitamine A.

Kumbullat e thata kundër kapsllëkut

Fale fibrave qe përmbajnë, kumbullat favorizojnë kalimin e ushqimeve neper zorre. E mira është qe ato te konsumohen ne mëngjes.

Fiqtë e thate kundër anemisë

Personat qe kane mungese hekuri, pra qe vuajnë nga anemia, duhet te konsumojnë fiq te thate. Katër fiq sjellin aq hekur sa i duhet çdo njeriu ne një dite.

Arrat kundër kolesterolit

Arrat ashtu si dhe bajamet, lajthite apo stikat luftojnë kolesterolin ne gjak. Studiuesit amerikane kane zbuluar se konsumimi i përditshëm i 67grameve ul ndjeshëm sasinë e kolesterolit. (marre nga topsanté)/ikub/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit